Lladrovci e porosit Krasniqin: Le politikën, kthehu te kosa e mos u korit!

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci mendon se Jakup Krasniqi e ka vendin vetëm te ‘kosa’. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kelmendi thotë se kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën duhet të lë politikën pasi nuk është asgjë më shumë se një ‘mësues fshati’.

Reagimi i Lladrovcit vjen pas komenteve të Krasniqit i cili mendonte se një njeri që zgjidhet kryetar i komunës ai duhet t’i thirr të gjitha partitë politike në bashkëpunim.

E bashkëpunimi në Drenas, sipas Lladrovcit nuk mungon.

“A ke dëgjuar se Komuna e Drenasit, për vitin 2017, është shpall komuna me menaxhimin më të mirë në Kosovë? Morëm shpërblim mbi 82.000 euro nga Ministria! Këtë kurrë nuk do ta arrija pa bashkëpunim me të gjithë pa dallim për të mirën e qytetarëve. Nuk bëj dallime siç ke bërë ti. Bashkëpunimi është fjala ime e vetme për sukses”, shkruan Lladrovci.

Por anëtari i PDK’së nuk është dalë me kaq. I është përgjigjur ish-kryetarit të Kuvendit edhe për Thaçin, Veselin dhe raportet me familjen Jashari.

Shkrimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Jakup, pas ecjeve politike, prapë u ktheve në strehën e patriotizmit. Si duket e ke lanë kosën. Ma kollaj të vije me marrë njerëz nëpër gojë se me kositë.

Të njohim Jakup. Ti me emra të mëdhenj që po merresh, po përpiqesh të bësh diçka tjetër.

Të doli bosh lansimi i “letrave” që përpiqeshe të më shantazhoje mua dhe të tjerët.

Ke lansuar edhe “çantën e zezë” më heret që ekziston vetëm në imagjinatën tënde. Të ka mbetë edhe ndonjë kthesë për t’i ikur të vërtetës që ke bërë për 20 vjet.

Vazhdon edhe sot me përçarje.

Prej teje pritet diçka tjetër. Edhe heronjve tonë të pavdekshëm po ua prish qetësinë. Për egon tënde. Ti Jakup nuk ke qenë për ato punë që pretendon. Nuk e ke as me meritë.

Të gjitha të mirat gjatë luftës për ty e familjen tënde të gjerë, por edhe pas luftës, ti e di vet më së miri se si i fitove. Mësues fshati e kishe vendin, ashtu siç të vlerësuan të pavdekshmit e kombit që tash janë në libra historie.

Ti gabon rëndë me vlerësime për emrat që i përmend. Ti ke dëshirë të flasësh për tema të mëdha. Edhe kur flet për Adem Jasharin, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, ti do me u dukë i madh sa ata. Problem Jakup.

Ti nuk ke vlerësim as për punën time në komunë. E di. Nuk më prish punë çka mendon. Unë punoj.

A ke dëgjuar se Komuna e Drenasit, për vitin 2017, është shpall komuna me menaxhimin më të mirë në Kosovë?

Morëm shpërblim mbi 82.000 euro nga Ministria!

Këtë kurrë nuk do ta arrija pa bashkëpunim me të gjithë pa dallim për të mirën e qytetarëve. Nuk bëj dallime siç ke bërë ti. Bashkëpunimi është fjala ime e vetme për sukses.

Por, ti nuk e ke vlerësimin çfarë e mendon për vete. Ta ka treguar komuna e Drenasit vendin disa herë, ty e vëllait tënd. Le politikën.

Nuk ke kohë të korrigjohesh. Tashmë je vetëm duke rikënduar këngët që të gjithë i dinë nga ti, përçarjen dhe mosmirënjohjen.

Ktheu te kosa e mos u korit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme