“Në Kosovë duhet të ndodhë përmbysje”

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 23:02 | Nga Veton Surroi

Publicisti Veton Surroi, në një analizë për situaten politike në Kosove, vlerësoi se një lloj përmbysje duhet dhe do të ndodhë, duke theksuar se, nuk mjaftojnë as zgjedhjet e as Gjykata Speciale për të pastruar vendin nga të këqijtë, por  duhet një lëvizje e brendshme.

Në Prizren ai ka folur për të kaluar dhe të ardhmen e Kosovës, ku tha se vendi ynë nuk ka kaluar nëpër tranzicion, e madje mes tjerash tha se prej kur PDK-ja ka ardhur në pushtet janë ndalur vrasjet politik.

“Në lloj përmbysje do të ndodh, nuk mundet që shteti të vazhdojë të jetë i kapur. Nuk ka më resurse në Kosovë për ta. Se shteti është i kapur e kanë vërtetuar edhe Kuvendi, e njëra prej formave për ç’kapje menduan se do të jetë Gjykata Speciale, por unë mendoj se kjo nuk është e mjaftueshme”, tha ai.

Surroi thotë se Kosovë është futur në elementin e demokracisë pa u formuar shteti, andaj sipas tij nuk ka ndodhur tranzicioni.  “Në Kosovë nuk ekziston korrupsion, sepse korrupsion do të thotë të krijosh një avantazh politikë a ekonomik duke dhënë ryshfet: por tek ne janë pikërisht ata që e kanë kapur shtetin ata që ish dashur të korruptohen, por nuk mund të korruptohen sepse e kanë kapur shtetin”, tha ai.

Madje Surroi thotë se Amerika nuk është ajo që ka krijuar njerëzit që kanë kapur shtetin. “Ta akuzosh Amerikën se ka krijuar mafia, është non-sense. Njëjtë sikur është non-sense ta akuzosh SHBA-të se kanë krijuar monstrumin që po e udhëheq shtetin tonë”, tha Surroi.

“E shohim qartë se kur PDK merr pushtetin, ndalen vrasjet politike. Kapja e shtetit në Kosovë ka ndodhur, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, sepse ata nuk mund të ndërtojnë institucione nëse nuk ndërtohen nga vendësit. Teksa shpjegoi se përse ndodh kjo, tha se për shkak të iluzionit që ka populli i Kosovës se Bashkësia Ndërkombëtare dhe EULEX do të korrigjojnë politikën tonë. I pyetur se a duhet revolucion apo evolucion që vendi të kthjellët tha se me të dyja rastet kemi të bëjmë me elemente të përmbysjes, me shpresë në evolucion. “Krizat në shoqërinë tonë po arrijnë kulminacionin e vet, e do të ketë nevojë për një zgjidhje, që padyshim do të jetë dramatike”, tha Surroi në panelin “Before to After”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme