Nga Greqia nuk fryn erë e freskët

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 10:00 | Nga Spiros Moskovou

Kriza e euros nuk mbizotëron më titujt e gazetave. Por tema nuk është zgjidhur. Dhe meqenëse në Athinë nuk ka gjasa të ndryshojë vërtet diçka, problemi do të dalë sërish në vëmendjen e publikut, mendon Spiros Moskovou.

“Mosprivatizimin e shoqërisë shtetërore të elektricitetit DEI e shpall interesin qendror politik të Syrizas”, bubulliu ministri i Energjisë Panos Skourletis në fundjavë në Athinë në kongresin e partisë në pushtet. Kjo në një kohë kur në maj, qeveria Tsipras dhe Parlamenti grek miratoi një listë të parë të sipërmarrjeve shtetërore, që duhet të privatizohen. Një pikë e rëndësishme këtu është shitja e njërës pjesë të aksioneve të DEI-t. E gjithë paketa e privatizimit do t’i sjellë arkës shtetërore deri në fund të vitit të ardhura në shumën e 2,5 miliardë eurove.

Një ministër si drejtues i opozitës

Por kjo nuk do të sjellë rezultat, kur është pikërisht ministri përkatës që bën thirrje publike për luftë kundër planit. Por lufta e Skourletit kundër politikës zytare qeveritare i solli atij vendin e gjashtë në komitetin e ri qendror të Syrizës. Edhe rruga e anasjelltë është e mundur te Syriza: kryeministri gjoja radikal i majtë, Alexis Tsipras e ngriti në doktrinë të re shtetërore mbetjen e Greqisë në Eurozonë. Edhe kjo metamorfozë e plotë nuk e pengoi atë që të rizgjidhet me 95 përqind të votave kryetar partie.

Rasti Skourleti dhe kthimi i Tsiprasit në vlerat e Euros janë karakteristike për politikën kontradiktore të populistëve në qeveri në Athinë: zyrtarisht qeveria e Athinës u përmbahet marrëveshjeve me donatorët ndërkombëtarë në kuadër të paketës ndërkohë të tretë të ndihmave për Greqinë; jozyrtarisht ajo shfrytëzon çdo rast për ta minuar paketën. Këtë akt të rrezikshëm balance ajo ia shet kombit si luftë kundër torturuesve të kombit. Është e qartë – edhe në shtete të tjera evropiane, retorika në politikën e brendshme është më e ashpër se toni i së njëjtës qeveri në parketin ndërkombëtar. Por në Greqi ndërkohë dallimi është kaq i madh, sa duhet të flasësh për një politikë kalamajsh.

Asnjë parti nuk vepron në përputhje me përgjegjësinë e tyre

“Mos-privatizimin e shoqërisë shtetërore të elektricitetit DEI e shpall interesin qendror politik të Syrizas”, bubulliu ministri i Energjisë Panos Skourletis në fundjavë në Athinë në kongresin e partisë në pushtet. Kjo në një kohë kur në maj, qeveria Tsipras dhe Parlamenti grek miratoi një listë të parë të sipërmarrjeve shtetërore, që duhet të privatizohen. Një pikë e rëndësishme këtu është shitja e njërës pjesë të aksioneve të DEI-t. E gjithë paketa e privatizimit do t’i sjellë arkës shtetërore deri në fund të vitit të ardhura në shumën e 2,5 miliardë eurove.

Një ministër si drejtues i opozitës

Por kjo nuk do të sjellë rezultat, kur është pikërisht ministri përkatës që bën thirrje publike për luftë kundër planit. Por lufta e Skourletit kundër politikës zytare qeveritare i solli atij vendin e gjashtë në komitetin e ri qendror të Syrizës. Edhe rruga e anasjelltë është e mundur te Syriza: kryeministri gjoja radikal i majtë, Alexis Tsipras e ngriti në doktrinë të re shtetërore mbetjen e Greqisë në Eurozonë. Edhe kjo metamorfozë e plotë nuk e pengoi atë që të rizgjidhet me 95 përqind të votave kryetar partie.

Rasti Skourleti dhe kthimi i Tsiprasit në vlerat e Euros janë karakteristike për politikën kontradiktore të populistëve në qeveri në Athinë: zyrtarisht qeveria e Athinës u përmbahet marrëveshjeve me donatorët ndërkombëtarë në kuadër të paketës ndërkohë të tretë të ndihmave për Greqinë; jozyrtarisht ajo shfrytëzon çdo rast për ta minuar paketën. Këtë akt të rrezikshëm balance ajo ia shet kombit si luftë kundër torturuesve të kombit. Është e qartë – edhe në shtete të tjera evropiane, retorika në politikën e brendshme është më e ashpër se toni i së njëjtës qeveri në parketin ndërkombëtar. Por në Greqi ndërkohë dallimi është kaq i madh, sa duhet të flasësh për një politikë kalamajsh.

Asnjë parti nuk vepron në përputhje me përgjegjësinë e tyre

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme