Pse është e pashmangshme rënia e PDK-së?

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 10:36 | Nga Xhevat Meha

Dy ditë para mbajtjes së votimeve të qershorit të këtij viti, pata bërë një parashikim për rënien e PDK-së dhe daljen e saj nga skena politike e Kosovës, citat: “Parashikimi im për PDK-në është se PDK do të jetë pjesë e qeverisë që del nga këto zgjedhje çfarëdo që të jetë rezultati. Mirëpo, ky do të jetë mandati i fundit, nuk e dijë se sa do të zgjas, mirëpo nuk pres që të zgjati shumë. U mbetet anëtarëve, militantëve dhe simpatizuesve që ta shijojnë këtë mandat deri në fund, nuk do të kanë rast edhe njëherë. Pres që PDK në një periudhë 7-10 vjeçare të dal nga skena politike e Kosovës.”

Me që ishte komunikim përmes Facebook-ut, nuk u zgjerova në atë se ku e bazoj këtë pikëpamje. Janë dy elemente, së paku, që e bëjnë të pashmangshme PDK-në të humb votues dhe që të mos mund të rikthehet:

1) Pëcaktimi si parti politike e djathtë – Në Konventën e para disa viteve, nuk mbaj mend saktësisht dhe nëse kjo ka qenë e fundit, PDK u deklarua si parti politike e djathtë, dhe tani së voni u konfirmua nga Kryetari i tanishëm si parti e qendrës së djathtë. Kjo nuk i humb shumë votues PDK-së, por e bënë PDK-në që të mos mund të rikthehej besimin e votuesve. Pse kjo? Që PDK të bëhet parti e djathtë, i bie sikur nga brumi i miellit të elbit të gatuhet bukë gruri!!! Shumica e anëtarëve dhe militantëve të PDK-së janë brum i majtë, Enver Hoxhen e konsiderojnë si njeriun më të madh të tyre. PDK si parti e djathtë mbetet as e djathtë as e majtë, del nga skena politike.

Ndoshta drejtuesit e PDK-së mendojnë se pasurimi i disa nga prijësve të PDK-së por edhe i disa anëtarëve dhe militantëve nga përfundimi i luftës e deri tani i bënë ata të djathtë! Unë gjykoj se e kanë gabim. Vetëm pasuria e krijuar në një ekonomi të tregut është vlerë e djathtë. Nuk kemi patur dhe ende nuk kemi ekonomi të tregut në Kosovë. Dy kanë qenë dhe janë burime pothuajse të vetme për krijim të pasurisë në Kosovë: i) Moszbatimi i ligjit (gjë që është krim), dhe Shërbimet e Mshefta Serbe. Në shumicën e rasteve keto të dy janë bashkë. Këto më gjerësisht i kam shtjelluar në librin tim të botuar vitin e kaluar SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE, nga i cili po nxjerri vetëm një citat: “Është e rëndësishme që të bëhet e ditur se vlerat e djathta kanë për bazë pronën dhe pasurinë private, mirëpo nuk do të thotë se çdo pasuri dhe çdo pronë private është vlerë e djathtë. Prona dhe pasuria e krijuar me hajni, me krime dhe me vepra tjera kundërligjore nuk është vlerë e djathtë, është vlerë e hajnisë, është vlerë e krimit, dhe është vlerë e moszbatimit të ligjit. Prona dhe pasuria e krijuar me ndihmën dhe mbështetjen e veprimtarisë së SHMS-ve nuk është vlerë e djathtë, është vlerë e SHMS-ve. A mund të pohohet se është dëgjuar ndonjëherë titull ose status “Hajn Aga”.
Sigurisht se jo, për faktin se nuk ekzistojnë hajna “Agë”. Hajni është hajn dhe ka vetëm epitetin e hajnit. Në asnjë shoqëri hajni nuk ka status me vlerë shoqërore. Personi që krijon prona dhe pasuri me hajni dhe krime tjera, sa do i fuqishëm që të bëhet, nuk është i djathë, është kriminel. Personi që krijon prona dhe pasuri përmes SHMS-ve nuk është i djathtë, është spiun dhe meqë spiunimi dhe bashkëpunimi me SHMS-të është vepër e ndyer kriminale, këta individë janë kriminelë të ndytë.”

2) Shkalla e kriminalizimit – Secila nga partitë politike në Kosovë ka anëtarë dhe krerë partie që kanë shkelje jo të lehta ligjore, dhe në këtë mënyrë janë të kriminalizuar. Kriminalizimi i partive politike dhe i gjithë sistemit në Kosovë ka qenë një nga programet kryesore të veprimtarisë së Shërbimeve të Mshefta Serbe në Kosovën e pasluftës së fundit, dhe këtu ka arritur synimet. Mirëpo, SHMS-të kanë zbatuar modele të ndryshme për parti politike të ndryshme, për t’i futur dhe për t’i mbajtur nën kontroll, në LDK kanë zbatuar një model, në Vv kanë zbatuar model tjetër, dhe tek PDK kanë zbatuar modelin e super-kriminalizimit, dhe ia kanë arritur synimit. Shkalla e kriminalizimit e bënë PDK-në që të humb votues, dhe kjo u vërtetua me dy votimet e fundit.

Kryetari i tanishëm i PDK-së ka bërë përpjekje dhe vazhdon të bëj përpjekje që përmes ndrrimit të përfaqësuesve të PDK-së të shpëtoj PDK-në nga rënia dhe të rikthej PDK-në skenën politike të Kosovës. I uroj sukses. Në gjykimin tim nuk do t’ia dalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme