Revolucionet – përdorim fjalësh të tjera për të shenjuar të njëjtin realitet?

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 00:44 | Nga Artan Fuga

Politizim total, vertikal i institucioneve.

Dua të jem konstruktiv,

aq më pak nuk më pëlqen të jap konsiderata për persona të veçantë,

por vihet re që,

institucionet e kulturës drejtohen nga njerëz që i pëlqejnë ministrisë dhe nuk kanë edhe votën dhe besimin e shprehur procedurial të personelit dhe komunitetit artistik,

as më duhet fare federata e futbollit, por kandidimi i një politikani pa i hequr asnjë presje personalitetit të tij, ka nuanca politizimi,

bordet e universiteteve me të deleguar nga pushteti politik, me komisarë,

bashkitë dhe këshillat bashkiake të dominuar nga politikanë qendrorë të partive politike, shtojca të humoreve politike qendrore,

gjykatësit dhe prokurorët do të emërohen nga avokatë, noterë, mësonjës, të emëruar këta nga politika,

si do të zhvillohet kërkimi shkencor ? – përsëri politika në kulisa bën modele dhe nuk pyet njeri,

Bankën – politika,

Radiotelevizionin publik – politika,

Aprovimin e programeve mësimore – politika,

tekstet e arsimit parauniversitar – politika,

burimi i lajmeve – politika,

dhe kur mendon se edhe caktimin e deputetëve me emërim, sipas listës, e bën politika,

punësimet në administrata, politika,

fut duart në xhep,
ve buzën në gaz,
mbyll sytë disa minuta,
merr frymë thellë,
ngre supet,
tund kokën poshtë – lart, lart – poshtë,
mbushesh me trishtim,
ndjen djersën të pikojë mbi vetulla,

pastaj pyet veten :

a mos kishte të drejtë ai mendimtari francez i një shekulli më parë Gustave Le Bon kur shkruante dhe argumentonte se revolucionet nuk janë tjetër gjë veçse ndryshim rrënjësor fjalësh, pra ku me fjalë të tjera shenjohet i njejti realitet sikurse ka qenë edhe më parë?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme