Shkolla e Frankfurtit parashikoi ngritjen e Trumpit

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 00:37 | Nga Alex Ross

Në një moment gjatë verës, mua mu duk se pjesa më e madhe e medieve donin që Trump të zgjedhej president, me apo pa vetëdije. Ai do të jetë më interesant sesa Hillary Clinton; ai do të jetë “pop”.

Në vitet 1950-të, Max Horkheimer dhe Theodor W. Adorno kanë ndihmuar përmbledhjen e volumit me titullin “Personaliteti Autoritarian”, e cila ka konstruktuar një profil psikologjik e social të “individit fashist- potencial”. Kjo punë është bazuar në intervistat me subjekte amerikane dhe akumulimin e vazhdueshëm racist, antidemokratik, paranoik, dhe sentimentet joracionale në një rast studimi që la pa fjalë folësit gjerman. Në të njëjtën mënyrë puna e Leo Lowenthal dhe Norbert Guterman më 1949 me librin “Profetët e Mashtrimit” studioi tipin e gjelit të plehërave të atit Coughlin, duke reflektuar mbi mundësinë që një situatë do të sjelli “një numër të madh të njerëzve të gatshëm për një manipulim psikologjik”.

Adorno besonte se rreziku më i madh për demokracinë amerikane qëndron në aparaturën e kulturës masive të filmit, radios dhe televizionit. Në fakt, në pikëvështrimin e tij, kjo aparaturë funksionon në mënyrë diktatoriale edhe kur nuk ka diktaturë dhe ajo tashmë ekziston: imponon komfortin, mospajtimin e qetë, e bllokon mendimin. Nazi-Gjermania ishte vetëm një rast ekstrem në kushtet e vona të kapitalizmit, kur njerëzit dorëzuan lirinë e vërtetë intelektuale në favor të një parajse fallco të çlirimit personal dhe komformitetit. Duke parë lajmet e luftës, Adorno ka konkluduar se “industria e kulturës”, siç e quante ai dhe Horkheimer, po replikonte metodat fashiste të hipnozës masive.

Mbi të gjitha, ai pa linjën e venitur mes realitetit dhe fiksionit. Në librin e tij të vitit 1951, “Minima Moralia,” ai shkruante: Rrenat kanë këmbë të gjata: ato janë përpara në kohë. Në diskutimin e të gjitha çështjeve mbi të vërtetën në kontekstin e pushtetit, një proces në të cilin vetë e vërteta nuk mund të ikë nëse tashmë nuk është shkatërruar nga pushteti, jo vetëm që tejkalon të vërtetën sikur edhe në rendet e mëhershme despotike, por ka sulmuar vetë zemrën e dallimit mes së vërtetës dhe gënjeshtrës, të cilën klerikët e logjikës punonin me diligjencë për ta hequr sit ë tillë. Kështu që Hitleri, për të cilin dikush mund të pyes nëse ka vdekur apo ka ikur, mbijeton.

Thomas Mann, i cili i referohej shkrimtarit Adorno kur shkruajti novelën e tij për muzikën “Doktor Faustët”, po lexonte “Minima Moralia” derisa po mendonte për ikjen e tij nga Amerika. Ai krahasoi sitilin e aforizëmes së librit me një “forcë enorme gravitacionale” të një trupi kompakt elektrik. Ka mundësi që kjo forcë ta ketë tejkaluar tërheqen e tij për të shkuar sërish në ekzil. Disa muaj më vonë, natën që po ikte Mann, i shkruajti Adornos, “Siç po zhvillohen gjërat, tashmë është e qartë. Dhe ka mundësi të kemi kaluar pikën e Brüning.” Heinrich Brüning ishte kancelar në Gjermani mes viteve 1930-1932.

Frika e Mann, Adorno, dhe emigrantëve tjerë po demantohej, ose kështu dukej. Rreziku McCarthy kishte kaluar; të drejtat civile avancuan; liria e shprehjes triumfoi; demokracia liberale u shpërnda në gjithë botën. Në fund të shekullit, Shkolla e Frankfurtit shifej nga shumë qoshe intelektuale si një artefakt i kiçit intelektual. Megjithatë, kohëve të fundit, rëndësia e saj është rritur sërish. Siç thotë Stuart Jeffries në librin e tij të fundit “Gremina e Grand Hotel: Jetët e Shkollës së Frankfurtit”, kriza e vazhdueshme ndërkombëtare e kapitalizmit dhe demokracisë liberale ka promovuar rishfaqjen e interesimit në teorinë kritike. Kombinimi i pabarazisë ekonomike dhe joseriozitetit të pop-kulturës është saktësisht skenari që Adorno dhe të tjerët kishin në mendje: hutimi i masës për maskim të elitës dominuese. Dy vite më herët në një ese për rëndësinë e Shkollës së Frankfurtit, pata shkruajtur: “nëse Adorno shfaqej në tablon kulturore të shekullit të tashëm, do të ndjente kënaqësi e keqardhje duke parë frikën e tij të realizuar”.

Kam folur pakëz më herët seç duhet. Momenti i konfirmimit të tij po vjen tani. Me zgjedhjen e Donald Trump president, frika latente e autoritarianizmit amerikan është duke u rizgjuar.

Ta lexosh “Profetët e Mashtrimit” është të shohësh anticipimin e qartë të psalmave të Trumpit. (Skripta e 1949: “po vijmë në udhëkryqin ku ne mund të vendosim nëse do të krijojmë ligj e rend dhe dinjitet apo do t’iu dorëzohemi këtyre tradhëtarëve të kuq që po e minojnë Amerikën”). Qysh në të dyzetat, Adorno shifte jetën amerikane si një lloj reality show: “njerëzit janë reduktuar në pjesë lëvizëse në një film dokumentar-monster, pa spektatorë, meqë më i parëndësishmi i tyre ka një pjesë për ta luajtur”. Tani, një biznesmen i shndërruar në yll të reality show është zgjedhur president. Pëlqyem ktë ose jo, Trump është po aq fenomen i pop-kulturës, sa edhe fenomen politik.

Atë që Adorno e idenfitikoi si një fshierje të vijës ndarëse mes kulturës dhe realitetit empirik, është endemike në mediet sociale. Dështimi i Facebook për të ndaluar shtimin e lajmeve të rreme gjatë fushatës nuk do duhej ta befasonte askë; klerikët lokal të logjikës janë shumë të dhënë pas algoritmave të tyre – dhe fitimit që gjenerojnë- për të intervenuar. Që nga fillimi monopolet e Luginës së Silikonit kanë çuar duart lart, një qëndrim i zbrazët ideologjik ndaj shëmtisë së internetit që po enjtej shume. Një moment definues ishte vala e fillimshekullit e piraterisë në muzikë, që i shkaktoi një dëm të pariparueshëm idesë së pronësisë intelektuale. Lajmet e rreme janë vetëm një vazhdim i kësaj dhe, si në kohën e Napster, askush nuk merr përgjegjësi. Trafiku ia bën etikës, tyryry.

Mediet tradicionale kanë transmetuar njejt një mentalitet pa vlera, duke nxjerrë raportime mbi Trumpin dhe duke transmetuar tubimet e tij sepse ato po shënonin shikueshmëri të lartë. Në një moment gjatë verës, mua mu duk se pjesa më e madhe e medieve donin që Trump të zgjedhej president, me apo pa vetëdije. Ai do të jetë më interesant sesa Hillary Clinton; ai do të jetë “pop”. Ky dyshim mu konfirmua një ditë tjetër kur shefi i CNN, duke u mburrur mbi profitin një bilionësh të rrjetit për vitin 2016, foli për një “fascinim të përgjithshëm që nuk do të ishte i njejt sikur nën administratën e Klinton”. Nga retë dhe hijet që vërdalliseshin mbi kokën e Klinton, ndoshta më e errëta ishte prospekti i të qenit e mërzitshme. Mes votuesëve, një lloj nihilizmi mund të ishte faktor më i madh në zgjedhjen e Trump sesa vetë pakënaqësia ekonomike apo sentimenti racor. Mekanizmi me të cilin njerëzit përkrahin një program politik është “shumë jo-kompatibël me vetë racionalin e interesit të tyre” shkruan Adorno – kjo kërkon shumë lloje të mashtrimeve.

Pra, po jetojmë me një tepëri të novelës së Don DeLillo para hundëve, në të cilën presidenti i zgjedhur poston në internet mbi kabinetin e tij, “unë jam i vetmi që di kush janë finalistët!”. Një komplot tërësisht skematik është zbulimi se Richard Spencer—supremacisti që krijoi termin “alt-right” – është adoptuar nga strategjisti i Trump, Steve Bannon, i cili shkruajti një tezë për master në cështjen e askujt tjetër pos Theodor W. Adorno, duke argumentuar se antisemitizmi i Wagner e ka ndaluar Adornon nga përballimi i dashurisë së tij për muzikën e Wagner. Departamenti i studimeve të Hitlerit, nga “Zhurma e Bardhë” e DeLillos po shpërngulet në D.C.

Presidenti i mundshëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, aludoi para ca kohësh se villa e Mann, mund të ishte një burim i kosmopolites në kohët kur Evropa dhe Amerika janë përfshier nga nativizmi. Zëvendësimi ikonik i roleve nuk ka nevojë as të shënohet. Sido që të dali presidenca e Trump, një autokraci, një kleptokraci, apo merr një formë të padëgjuar deri tashti, Amerika për kohën e tashme ka dorëzuar rolin e saj si lider moral i botës, nëse ndonjëherë ka luajtur ktë rol në mënyrë të besueshme. “Ta bëjmë Amerikën të Madhe Sërish” është një nga përdredhjet linguistike të Trump: në fakt mesazhi bërthamor i kësaj fjalie është se Amerika nuk do duhej të denjonte më të ishte e madhe, sepse do duhej të tërhiqej nga përkushtimet e saja ndërkombëtare, do duhej ta bënte veten të vogël dhe dashakeqe.

Në anën tjetër, Gjermania përherë e më shumë duket të jetë bastioni më i fortë i demokracisë liberale. Me Britaninë e trullosur pas Brexit, Francën që përballohet me një goditje të të djathtëve ekstrem, Italinë e ç’orientuar, shteti që për një kohë të gjatë ishte sinonim i çmendisë nacionaliste, deri tashti ka rezistuar regresin kulturor e politik. Tregon shumë refuzimi i dhënjes së kodit për libertarianët e kompanive të Luginës së Silikonit, me mosrespektin e këtyre të fundit për privacinë, të drejtën e autorit, dhe kufizimin e shprehjes së urrejtjes. Në ditën e zgjedhjeve në Amerikë, që ka koninciduar me Kristallnacht, një grupë neo-naciste që postoi hartën e bizneseve të hebrejëve në Berlin, të titulluar “Hebrejtë në mesin tonë”, Facebook fillimisht refuzoi ta heqë kte postimin, por zhurma në medie dhe tek deputetët detyroi heqjen e tij. Episode të tilla tregojnë se gjermanët janë më pakëz të rrezikuar të mbizotërohen nga forcat që kanë kapluar sferën publike amerikane.

Humbja e Partisë së Lirisë në zgjedhjet presidenciale austriake është një shenjë shpresëdhënëse: ndoshta shtetet gjermanofolëse mund të rikujtojnë pjesën tjetër të botës për errësirën e udhës së tyre të dikurshme. Sido që të jetë, e djathta ekstreme është duke u ngritur në Gjermani, sikur edhe në tërë Evropën. Asnjë garë politike që do vie nuk do të shikohet më shumë sesa ajo e Angela Merkel në ri-kandidimin e saj për kancelare. Frika e madhe nuk është për kthimin e Hitlerit: historia nuk e përsëritë vet-vetën aq dukshëm, dhe një sens i turpit për të kaluarën e saj fashiste ekziston në çdo qosh të Gjermanisë. J0! Frika është se vala e tashme antidemokratike mund të tregohet shumë e fortë madje edhe për Gjermaninë—i vetmi shtet që në histrinë e njerëzimit ka mësuar nga gabimet e veta. (The New Yorker)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme