Shteti i Kosovës nuk guxon të sillet sikur Serbia 

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 21:54 | Nga Fadil Lepaja

Nëse policët e kanë keqtrajtuar z.Gjuriq, të cilin ishin autorizuar vetëm të e arrestojnë atë, dhe të e dërgojnë në gjykatë, duhet të konstatohet dhe nëse vërtetohen, duhet menjëherë të merren masa në harmoni me ligjin.

Po ashtu, duhet të hetohen, deklaratat, të cilat janë plasuar në mediat botërore lidhur me keqtrajtimin e gazetarëve, qytetarëve, e madje dhe ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës.

Organizatat për drejtat e njeriut, komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut, Ombudspersoni etj, duhet të hulumtojnë, të vlerësojnë të gjitha këto pohime dhe të demantojnë me fakte, apo të konfirmojnë tejkalimin e kompetencave, përdorimin eventual të forcës së tepruar gjatë këtij operacioni.

Ajo çka shihej qartë, ishte trajtimi i padinjitetshëm i z. Gjuriq, në rrugët e Prishtinës ku nuk kishte asnjë nevojë që i njëjti të tërhiqej zvarrë, pavarësisht qëndrimeve krejtësisht të papranueshme të tij.

Policia e Kosovës duhet të sillet me vendosmëri, guxim, profesionalizëm dhe në harmoni me urdhrat, me ligjet dhe kushtetutën e vendit, duke kryer detyrën, pa i shkelur të drejtat dhe liritë elementare të qytetarëve dhe komuniteteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme