Surroi i përgjigjet Haradinajt, që ku po na dhemb

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 17:51 | Nga

Publicistja Flaka Surroi, në një shkrim autorial të titulluar “Qe ku po na dhemb” është përgjigjur në pyetjen arrogante që kryeministri iu kishte shtruar deputetëve të LDK-së për demarkacionin me Malin e Zi – transmeton Periskopi.

Ajo ka listuar dhjetë dhimbje që shkaktohen nga kryeministri aktual.

Si e para, është përjashtimi i Kosovës [AKA-së] nga EQAR-i – shkaku i vendimit të Haradinajt për të shkarkuar Bordin e Agjencisë në fjalë. Pastaj vijon me dhimbjen nga kostoja 1,5 miliardëshe e ndërtimit të autostradave për të cilat u kontraktua Bechtel Enka.

E treta ndër dhjetë dhimbjet që liston Surroi, është falja e 60 milionë eurove obligime të papaguara ndaj shtetit prej ambalazhuesve të ujit. Dhimbje e cilëson edhe nënshkrimin e një termocentrali nga e cila – siç pohon ajo – Kosova del gjithsesi humbëse. Të dhimbshëm Surroi e konsideron edhe faljen e 290 mijë eurove për të dënuarit e incidentit në Kumanovë – i cili bie ndesh me ligjin që ndalon luftimet e qytetarëve jashtë vendit.

Dhimbje tjetër që përmend Flaka Surroi është edhe ‘avullimi i 600 mijë eurove’ për të kremtuar 10-vjetorin e Pavarësisë. Raporti financiar për kremten jubilare nuk është publikuar deri tash.

Në vazhdim ajo përmend edhe 1 milion eurot e ndara nga buxheti për t’ia dhënë KOSTT-it, e që ky më pas do t’ia japë KESCO-s për “t’i mbuluar shpenzimet e papaguara të rrymës së serbëve në veri”.

1 milion të tjera [në vit] do të shkojnë për 70 zëvendësministra që Surroi i cilëson si ‘badihavxhinj’.

Surroi e cilëson si dhimbje edhe rritjen e rrogave për kryeministrin dhe kabinetin e tij.

Si e fundit, është edhe kërkesa e kryeministrit për t’u ndarë 1 milion euro për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Më tej ajo ka shkruar edhe për të tjera dhimbje, për të cilat mund të lexoni në linkun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme