Vizitë tek provokuesi

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 12:33 | Nga Miodrag Soric

Angela Merkel ka mbledhur përvojë në shumë takime me ego-manë të politikës. Tani ajo takohet me Donald Trump. Kompetenca e stili i saj do t’i vlejnë në Uashington, mendon Miodrag Soric.

Ja ku kemi për shembull presidentin turk, Erdogan. Sa më shumë kohë është në pushtet, aq më i zemëruar e poterexhi bëhet, ai krahason Republikën Federale me Gjermaninë nacionalsocialiste. Merkel i hdh poshtë këto shkarje gjuhësore, sikur po i sqaron një klase, se pse siguresa në bodrum nganjëherë digjen. Ajo nuk lejon të provokohet, kur kreu i partisë qeverisës polake, PiS, Jaroslaw Kaczynski paralajmëron nga një “diktat gjerman”. Ajo nuk lëviz as cepin e buzës, kur presidenti Putin, sanksionet e perëndimit i quan su të padrejta. “Ai jeton në botën e vet”, është konkluzioni i saj.

Kancelarja gëzohet për vizitën

Tani Donald Trump. Çfarë nuk ka thënë ai muajt e fundit. Merkel do të shkatërrojë Gjermaninë. Trump paralajmëroi madje nga kryengritje në lumin Rin dhe Oder. Miqtë e tij janë kaq të shokuar nga politika e Merkelit për refugjatët, saqë do ta braktisin Gjermaninë. Por zonja Dr. Merkel di të veprojë edhe me këto deklarata. Ajo është e gëzuar për takimin personal, u tha thatë. Kritika e Trumpit nuk zë vend. Para vizitës ajo i ka ulur aq pritshmëritë, saqë shumë vetë e shohin si sukses, thjesht dhënien e duarve.

Qëllimi: Mosdistancimi i Uashingtonit

Kancelarja mbetet faktike para vizitës. Shumë gjëra janë vënë në kandar: Një luftë tregtare mes SHBA-së e BE do të rëndonte ekonominë botërore. Dobësimi i NATO-s e izolacionizmi amerikan do të sillnin fundin e rendit botëror të tanishëm me pasoja të paditura. Largimi i SHBA nga Marrëveshja e Klimës do të thotë vdekje dhe uri në Afrikë. Dorëzimi i vlerave të përbashkëta do të varroste besueshmërinë e perëndimit- Trump ndoshta mund të dojë shpërbërjen e BE, por Angela Merkel do ta mbrojë edhe më fort projektin evropian. Forca e saj: Ende shumë vetë e nënvlerësojnë atë.

Merkel – liderja mendjeftohtë e Europës

Ta bëjmë botën më të mirë- si e formulojnë amerikanët në formë patetike- këtë e do edhe kancelarja. Por ajo nuk i do daljet pompoze, nuk i do ekzagjerimet, nuk stilizohet si Anti-Trump. Ajo integron, nuk përjashton. Merkel është liderja e pamohueshme e Evropës, sepse ajo as nuk e pretendon këtë lidership. Mania delirante është e huaj për të. Asaj nuk i shpëton asnjë fjalë e pamenduar. Në takimin mes të dy politikanëve, vëzhguesit do të përqendrohen tek Trump. Do të thotë ai ndonjë gjë të pamenduar? A mund të negociojë ai pa kërcënuar. Do të prezantojë me dinjitet SHBA-në? Madje edhe sikur Trump të lëshojë ndonjë proçkë, Merkel do të bëjë sikur nuk e ka regjistruar.

Sepse Donald Trump nuk është politikani i parë më i vështirë për të.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme