Vuçiqi po luan me zjarrin, si Millosheviqi më 1990

Beograd | 01 Shk 2017 | 16:51 | Nga

Ka pasur shumë thirrje për “të mbrojtur serbët me çdo lloj mjeti”, gjatë kohëve të fundit. Nuk ka asnjë dyshim, se qëllimi është që të motivohen votuesit përpara zgjedhjeve të muajit prill. Por, saktësisht në këtë mënyrë, ish presidenti Sllobodan Millosheviq veproi në fillim të viteve nëntëdhjetë, dhe shihni se ku na çoi. Udhëheqësit tanë vazhdojnë të luajnë me zjarrin. Me sa duket, nuk kanë kuptuar asgjë.

Politikanët e Serbisë i janë rikthyer sërish mënyrave të dikurshme, duke nxitur pakënaqësi etnike në një përpjekje për të siguruar mbështetje nacionaliste, shkruan Pedja Popoviq në “Danas (Beograd). Në fillim të këtij muaji, qeveria lan-çoi një linjë të drejtpërdrejtë hekurudhore mes Beogradit dhe Mitrovicës, një qytet me shumicë serbe në veri të Kosovës. Linja nuk është më e shpejtë se sa linjat ekzistuese të autobusëve, por nuk ishte ky qëllimi.

Treni ishte i mbushur me sloganin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë; brendësia e tij ishte mbushur me pamje të shenjtëve ortodoksë, si dhe ngjyrat kombëtare të Serbisë.

E gjithë kjo propagandë bajate ishte e qartë se kërkonte të provokonte një kundërveprim, por Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç nuk e shihte ashtu: kështu që ai urdhëroi kthimin mbrapsht të trenit, përpara se të mbërrinte në kufi, duke pretenduar se policia e Kosovës kish në plan të arrestonte makinistin, dhe se terroristët kishin bërë plan të hidhnin në erë shinat.

Vuçiqi u betua se do të shkojë në ndihmë të cilitdo serb që dëmtohet. Ka pasur shumë thirrje për “të mbrojtur serbët me çdo lloj mjeti”, gjatë kohëve të fundit. Nuk ka asnjë dyshim, se qëllimi është që të motivohen votuesit përpara zgjedhjeve të muajit prill. Por, ekzaktësisht në këtë mënyrë, ish presidenti Sllobodan Millosheviçi veproi në fillim të viteve nëntëdhjetë, dhe shihni se ku na çoi. Udhëheqësit tanë vazhdojnë të luajnë me zjarrin. Me sa duket, nuk kanë kuptuar asgjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme