12 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova

Prishtinë | 21 Jan 2018 | 08:25 | Nga

Sot shënohet 12 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake

Në përvjetorin e 12-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja Rugova, ndërkaq në ora 12”00 në Hotelin “Emerald” do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën, dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike të cilët po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova më 23 dhjetor të vitit 1989, u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme