13 nëndegë të Vetëvendosjes i bashkohen PDK-së në Drenas

Drenas | 19 Nën 2016 | 16:31 | Nga

Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, sot iu bashkuan 13 nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qindra anëtarë të kësaj Lëvizje në Drenas.

Me këtë rast, ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, u zotuan se do ta përkrahin fuqishëm kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit, thuhet në një komunikatë të PDK-së.

Rifat Demaku, ish anëtar i VV-së, tha se arsyeja e largimit të tyre nga Vetëvendosje është bërë për arsye se kjo Lëvizje është kapur nga individë e klane, që kanë qëllim marrjen e pushtetit, dhunën dhe mosnjohjen e shtetit të Kosovës.

“Ne anëtarët e VV që tash e tutje do të jemi pjesë e PDK-së, emblemës së UCK-së, sepse kjo parti është shtetndërtuese. Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje ta përkrahim kandidatin Ramiz Lladrovcin për kryetar të komunës sonë” tha Demaku

Në anën tjetër, Ramiz Lladrovci, e mirëpriti aderimin e strukturave dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu uruar mirëseardhje ne partinë madhe të PDK-së. Ai tha se po ndihet mirë për këtë përgjigje dhe këtë unitet që qon drejt fitores së ardhshme të PDK-së në Drenas.

“Ne jemi subjekt politik gjithë qytetarë dhe shembull i respektimit të mendimeve ndryshe. Me PDK-në të gjithë mund të ndjehen kontributdhënës konkret për zhvillimin e Kosovës. Ne garantojmë normalitet dhe punojmë për një shoqëri të qëndrueshme. Përkrahja për PDK-në është përkrahje për forcimin e shtetit tonë.” tha Lladrovci.

Më tej, ai u shpreh se është pozitive pasi është kuptuar se PDK është i vetmi subjekt i cili i përgjigjet kërkesave e nevojave të qytetarëve.

Në këtë takim ishin pjesëmarrës edhe deputetja Ganimete Musliu si dhe deputeti Shaip Muja, të cilët e përkrahen këtë takim dhe kandidaturën e Ramiz Lladrovci, për kryetar të Drenasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme