16 deputetë të VV-së bojkotuan prezantimin e platformës së Kurtit (Emrat)

Prishtinë | 13 Jan 2018 | 17:29 | Nga

Albin Kurti prezantoi sot platformën e kandidaturës për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Duke qenë se partia në këto kohë është e përçarë thellësisht dhe aktivitetin e partisë e kanë karakterizuar shumë edhe dorëheqjet javët e fundit, u vërejt qartë që në sallën ku fliste Kurti mungonin disa prej njerëzve më të rëndësishëm të partisë, raporton Gazeta Metro.

Nga 32 deputetë sa ka Vetëvendosje në Kuvend në këtë legjislaturë, vetëm gjysma prej tyre ishin të pranishëm në këtë ngjarje, duke përfshirë këtu edhe vetë Kurtin.

Në anën tjetër, ata që mungonin dhe kishin zgjedhur të mos vinin për ta dëgjuar Kurtin teksa prezantonte platformën si kandidati i vetëm, ishin 16 deputetë, të cilët i kemi paraqiqur të gjithë në listën më poshtë. Kujtojmë që në këtë ngjarje nuk ka marrë pjesë as Shpend Ahmeti, që qëllimisht ose jo, në këtë ditë gjendet në një vizitë në Tiranë. I pranishëm nuk ka qenë as Qëndron Kastrati.

Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të VV-së në votimin që mbahet më datën 21 janar, ndërsa grupi ‘i të dorëhequrve’ ka kërkuar nga ai që të mos kandidojë për kryetar.

Lista e plotë e deputetëve të VV-së që nuk ishin të pranishëm në fjalimin e Kurtit:

Dardan Molliqaj
Visar Ymeri
Dardan Sejdiu
Aida Dërguti
Fisnik Ismaili
Donika Kadaj
Rexhep Selimi
Dukagjin Gorani
Driton Çaushi
Sami Kurteshi
Faton Topalli
Frashër Krasniqi
Shqipe Pantina
Drita Millaku
Shemsi Syla
Salih Salihu

Të ngjashme