31 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 15:30 | Nga

Deri në orën 14:00 për certifikim për zgjedhjet lokale kanë aplikuar 31 subjekte politike.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për Ekonomia Online ka thënë se deri në orën 14:00, numri i subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është 31.

“Prej tyre, 1 është parti politike, 20 nisma qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur, për kryetar komune apo për asamble komunale, në komuna të ndryshme”, ka thënë Elezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme