AKR rikandidon Gashin nė Prishtinė, Kusarin nė Gjakovė

AKR rikandidon Gashin nė Prishtinė, Kusarin nė Gjakovė
nga Ekonomia Online
Prishtinė | 19 Gusht 2013 | 22:45

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, favorizon Vegim Gashin për kryetar të Prishtinës, dhe Mimoza Kusari Lilën për kryetare të Gjakovës.

“E shoh shumë kandidat real Vegim Gashin. Ju e dini se ai ka shënuar një sukes herën e kaluar, duke e përmbyllur fushatën e tij dhe duke u rradhitur i dyti në garë për Prishtinën”, theksoi Pacolli.

Lideri i AKR-së ndërhyri edhe tek polemika e nënkryetarëve për sa i takon kandidaturës së Gjakovës.

“Ideja ka qenë që znj. Kusari ta zyrtarizojë kandidaturën e saj. Pra nuk është hedhur poshtë në asnjë mënyrë kandidatura e saj. Ishte e drejtë e saj që ajo bashkë me stafin ta zyrtarizojë kandidaturën. Zotëri Makolli ka bërë një gaf duke e dhënë lajmin, dhe duke mos e prezantuar stafin e Kusarit, që ka përpiluar një program të mirë për Gjakovën”, konstatoi lideri i AKR-së.

Si mysafir në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës me gazetarin Kushtrim Sadiku, Pacolli foli edhe për shkarkimin e Fadil Malokut.

Akuzat e tij nuk i komentoi, derisa për të tha se nuk e ka përfaqësuar partinë, duke shprehur dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. 

“Kemi pas ankesa nga KQZ-ja për z. Maloku për funksionimin e tij në ekip. Nuk e di a janë të vërteta, vetëm se neve na kanë thënë se ai ka keqpërdoruar makinën, benzinën, telefonat e kompjuterat. Prandaj e kemi të arsyeshme që ta ndërrojmë. Unë e kam takuar vet dhe ia kam thënë tërhiqu”, përfundoi ai.

Pacolli tha se AKR-ja ka nevojë të jetë sa më konkurrente në këto zgjedhje, dhe si e tillë duhet të ketë përfaqësim në KQZ.

Komentet

Komente (0) | Kthehu

Shkruaj koment

Shpėrndaje
P6 - 300 x 250