5 kuti të votimit në Prizren në karantinë, 1 në Prishtinë

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 23:30 | Nga

Drejtuesi i koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që monitoron zgjedhjet në Kosovë, Ismet Kryeziu, ka bërë të ditur se Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve të Votimit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë ka pranuar të gjitha materialet nga e gjithë Kosova – nga të gjitha vendvotimet.

“Me sa kemi ne informacion, diku rreth 35 kuti të votimit janë në karantinë”, ka bërë të ditur Kryeziu, gjatë një paraqitje televizive në Klan Kosova, në mbrëmjen e së hënës.

Ai ka treguar se prej 35 kutive, një është nga Komuna e Prishtinës, ndërsa pesë janë nga Komuna e Prizrenit.

Kryeziu ka demantuar deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, për kutitë në karantinë.

Sejdiu, në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se “asnjë kuti e Prishtinës nuk ka shkuar në karantinë”.

Ai madje ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarëve, duke thënë se po bëhen sulme dhe propagandë kundër Vetëvendosjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme