7 milionë euro për Kuvend të paorganizuar, 61 deputetë s’kanë bërë kurrë pyetje parlamentare

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 19:22 | Nga

Më shumë se 7 milionë euro janë shpenzimet që nga buxheti i shtetit shkojnë për pagat e mëditjet e deputetëve, por më shumë se gjysma e deputetëve nuk kanë marrë mundin që gjatë 2018-s, të shtrojnë të paktën një pyetje parlamentare.

59 deputetët kanë pasur pyetje parlamentare, derisa 61 prej tyre nuk e kanë ngarkuar veten me një gjë të tillë, raporton KTV.

Por, kjo është veç një nga pikat që ka publikuar organizata që e mbikëqyr punën e Kuvendit, KDI-ja.

Ky institut e ka cilësuar punën e sesionit pranveror të Kuvendit si të paorganizuar, me mungesë të kuorumit, me mospjesëmarrje në votim, duke bllokuar kështu kalimin e shumë ligjeve.

Artan Murati tha se gjatë këtij viti Kuvendi arriti të realizonte vetëm 22 për qind të agjendës. Murati theksoi se këtë legjislaturë Qeveria e ka neglizhuar shumë Kuvendin, ani pse 38 herë ministrat raportuan në Komisione, por që ekzekutivi nuk ka marrë pjesë në seanca plenare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme