88 deputetë të regjistruar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 15:32 | Nga

42 deputetë janë regjistruar në ditën e dytë në Kuvendin e Kosovës, ku gjithsej për dy ditë janë regjistruar 88 deputetë nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës, shkruan arbresh.info

Për tu regjistruar sot kanë ardhur të organizuar deputetët e Listës Serbe, Teuta Rugova nga LDK, Naser Rugova, Enver Hoxhaj nga PDK e deputetë të tjerë.

Regjistrimi do të vazhdojë edhe nesër, ku pritet të bëjë regjistrimin kryetari i PDK-së Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati i LAA, Avdullah Hoti e deputetë të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme