AAK dhe Nisma thërrasin deputetët për mosvotim të Demarkacionit

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 11:37 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy partitë opozitare Nisma për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që me anë të votës kundër t’i thonë jo ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me malin e Zi.

Gjatë një konferencë të përbashkët për media të këtyre dy subjekteve opozitare, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se nëse marrin barrën e komisionit qeveritar do të jetë e dëmshme për Kosovën, për qytetarët dhe për të gjitha gjeneratat që vijnë dhe “do të na mallkojnë”.

“Marrëveshja nuk është në interes të vendit, i ftojmë deputetët të ulin flamurët partiak, sepse ajo është çështje vitale për Kosovën. Ne do ta kundërshtojmë atë marrëveshje të dëmshme me fakte që e ka bërë Qeveria kur Kuvendi ka qenë në pushim. Nuk duhet të ngutemi në vendimet tona kur janë për qytetarët”, ka thënë Lekaj.

Shefja e Grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, duke u bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë ratifikimin e Demarkacionit, ka apeluar që deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga ajo anë t’i vizitojnë ato treva dhe do ta shohin se çështja është shumë serioze.

“Çdo votë pro ka me qenë në dëm që do t’i trashëgojnë brezat e ardhshëm”, ka thënë Bajrami.

Të ngjashme