AAK e Nisma nuk shkojnë te Kelmendi nëse merr pjesë edhe Thaçi

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 20:31 | Nga

Para takimit të paralajmëruar në shtëpinë e Deputetit dhe Biznesmenit Ramiz Kelmendit, vjen edhe një komunikatë nga AAK e Nisma në të cilën bëhet e ditur që Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj s’do të shkojnë në këtë takim nëse aty shkon edhe Hashim Thaçi.

AAK e Nisma e arsyetojnë këtë mosshkuarje që takimi ishte parashikuar të ishte mes liderëve të Partive dhe jo edhe i Presidentit.

“Sipas njoftimeve të mediave, në takimin e nesërm, që do të mbahej me iniciativë të deputetit Ramiz Kelmendi, do të marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi. Në fakt ky takim është menduar të jetë një takim i kryetarëve të partive politike parlamentare, e jo i përfaqësuesëve institucionalë. Për më tepër Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, dhe pjesëmarrja e tij në një takim të tillë, do të ishte krejt e panevojshme dhe jofunksionale. Sidoqoftë, në rast se nikoqiri i këtij takimi zoti Kelmendi, ka menduar që ky takim të ketë një format tjetër, në një rast të tillë, pjesë e këtij takimi nuk do të jenë as Ramush Haradinaj e as Fatmir Limaj. AAK dhe NISMA”, thuhet në komunikatën e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme