AAK e Nisma vendosin për listën e kandidatëve për deputetë

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 14:12 | Nga

Koalicioni parazgjedhor i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë dakorduar edhe për listën e kandidatëve për deputetë.

‘Indeksonline’, merr vesh se në listën prej 100 kandidatëve për deputetë, 67 kandidatë do të jenë nga partia e Haradinajt dhe 33 kandidatë nga partia e Limajt.

Poashtu këto burime njoftojnë se në dhjetëshen e parë AAK do të ketë gjashtë kandidatë, ndërsa Nisma katër. Bartës i listës dhe kandidat për kryeministër nga ky koalicion do të jetë ish kryeministri Ramush Haradinaj.

Këto dy parti janë në pritje qe ky koalicion parazgjedhor të zgjerohet edhe me tutje.

Mësohet se këto dy subjekte janë duke diskutuar me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe subjekte tjera më të vogla.

Të hapur ata janë treguar edhe për përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 ose 18 qershor.

Zgjedhjet erdhën si rezultat i mocionit të mosbesimit për Qeverinë Mustafa të iniciuar nga kreu i Nismës, Fatmir Limaj. (Indeksonline)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme