AAK-ja i replikon Vulinit

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 15:58 | Nga

Serbia e përfaqësuar me njerëz si Vulini, replikën e fundit e ka marrë në vitin 1999 nga Ramush Haradinaj dhe Kosova, dhe do mbetet e tillë derisa Kosova është e fortë të qëndroje në këmbët e saj.

Kështu i është përgjigjur AAK-ja ministrit të Punës së Serbisë, i cili tha se “Haradinaj në luftën e shkuar ka vrapuar para ushtrisë serbe, në luftën e ardhshme do të zvarritet”.

“Sa për edukimin tuaj, duam t’ua rikujtojmë se gjenocidi serb në Kosovë ka këtë bilanc: rreth 20 mijë të vrarë e masakruar, 5 mijë të zhdukur, 20 mijë femra të dhunuara, 800 mijë civilë të dëbuar. 250 mijë objekte te rrenuara, Asnjë përgjegjësi, asnjë kërkimfalje. Përderisa vazhdoni të ushqeni retorikën gjenocidale të Millosheviqit, duke fyer rëndë viktimat e pafajshme civile të luftës së fundit të Kosovës, ju do të vazhdoni të jeni humbësit më të mëdhenj – ashtu siç humbët në vitin 1999 përballë UÇK-së e NATO-s. Serbia nuk është gati për paqe, sepse ju nuk jeni gati për të vërtetën. Rruga e Kosovës është e pakthyeshme! AAK”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme