AAK: Mbështetja për Haradinajn është mbështetje për Kosovën

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 19:10 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) konsideron se mbështetja popullore për Kryetarin e saj, Ramush Haradinajn, pozicionimi në krah të tij nga personalitete të rëndësishme nga vendi dhe Bota, është mbështetje për Kosovën dhe të drejtën e saj, që ajo dhe qytetarët e saj të trajtohen me dinjitet dhe në përputhje me drejtësinë e jo me interesat politike.

“Reagimi qytetar e publik, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe gjithandej në Diasporë, është tregues i qartë se opinioni në vend dhe jashtë tij, e ka kuptuar se mbajtja e Haradinajt në Francë nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë, sepse ai i ka spastruar punët me të dhe nga Drejtësia Ndërkombëtarë është shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet e Serbisë”, thuhet në një reagim të AAK-së.

AAK është e bindur se kjo ngjarje me shije të hidhur do të marrë epilog shumë shpejt dhe z. Haradinaj do të vazhdojë aktivitetin e tij politik!

AAK falënderon të gjithë ata mijëra qytetarë e personalitete, që iu gjenden përkrah Haradinajt dhe AAK-së, në këto momente të pakëndshme!

Të ngjashme