Haradinaj paralajmëron zgjedhje më 2017, skena politike është fëlliqur

Prishtinë | 17 Dhj 2016 | 14:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Duke folur para simpatizantëve të mbledhur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë jemi dëshmitarë se Kosova ka stagnuar, e madje ka bërë hapa mbrapa.

Sipas tij, skena politike në Kosovë “është fëlliqur shumë”.

Kreu i Aleancës ka thënë se me politikanët aktualë, Kosova nuk do të mund të bëhet pjesë e BE-së dhe as të ketë liberalizim të vizave. Ka thënë se fajin për këtë e kanë politikanët e kriminalizuar e të korruptuar.

“Kosova vazhdon me mbet vendi më i izoluar në rajon dhe në Evropë, e ne qytetarët e Kosovës vazhdojmë me mbet më të izoluar në botë. Pushtetarët, ata që kanë kap shtetin, mashtruesit, që edhe i pamë, vazhdojnë me mashtrua për liberalizim të vizave, herë duke e shfajësuar vetën e herë duke e fajësuar të tjerët, por e vërteta është se Evropa nuk na pranon kështu në këtë gjendje me rend dhe ligj”.

“Nuk na i hap dyert neve me këtë shkallë të krimit e korrupsionit në institucione. Janë dhjeta zyrtarë shtetërore, të gjitha nivele që i ndjek ligji, për krim e korrupsion por që nuk po e marrin dënimin e merituar. Ka edhe plot të tjerë që nuk i kap radari i ligjit edhe pjesë janë zhytur deri në fyt”.

“Është koha që krimi e korrupsioni të largohen nga institucionet por edhe nga politika, prandaj detyre e jona madhore është të vendosim rend dhe ligj, ne mundemi të vazhdojmë edhe më tutje më pas shtet gjysmë privat, e gjysmë ligjor”.

“Nuk është e vërtetë që në Kosovë nuk ka pare, por janë pushtetarët që po e varfërojnë vendin. Të gjithë e dimë se ata po e dëmtojnë shtetin, por ne nuk duhet të lejojmë që vendin ta lëmë në duart e tyre. Ekonomia  jonë është në rrezik dhe se vendi ynë ka mbet vendi më i varfër në Evropë. ata po e vjedhin Trepçën natën dhe ditën. Ka ardhur koha që njeriu të punojë për Kosovën, ka ardhur koha që të fuqizohen me grande bizneset tona”.

Me këtë rast, kryetari i Aleancës, Haradinaj, ka prezantuar platformën qeverisëse për Kosovë, duke paralajmëruar zgjedhjet për vitin e ardhshme. “Na priftë e mbara në 2017-ën”.

“Kosova ka me qenë më e hapur për të bërë biznes më shumë se në secilin vend në rajon. Edhe diaspora do të mund të bëjë biznes në Kosovë”.

“Mjekësia – Ne mburremi me mjekët tanë, ata jonë heronj, por sot edhe mjekësinë e kanë ngulfatur”.

“Arsimi – Ju e dini se në çfarë kushtesh e kanë sjellë arsimin, mësuesi ynë është hero, është vlerë, e sot si është gjendja. Sot arsimi është bërë problem për shoqërinë tonë, nëpërkëmbja është e pafalshme që iu kanë bërë mësuesve e edukatorëve tanë nga militantët e partive në pushtet që e kanë kap arsimin, e kanë kapur Universitetin, shkollat, akademinë”.

AAK-ja mbush sallën “1 Tetori”, Haradinaj paralajmëron ndryshim të situatës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një tubim të madh në Prishtinë, që u tha se ka qëllim mobilizimi të qytetarëve për të kundërshtuar gjendjen e keq në të cilën ndodhet vendi.

Në fillim të tubimit në sallën “1 Tetori, u lëshua një video-mesazh që përmblidhte ngecjet e Kosovës, që iu adresuan udhëheqësve të Qeverisë dhe institucioneve të tjera. Ngecje këto të cilat ishin renditur që nga deklarata e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa rreth qeverisjes së lirë dhe me mirëkuptim nga populli, u pasua me deklaratën e po të njëjtit, i cili kishte thënë se ka përkrahjen e opozitës për qeverisjen e shtetit.

Përmes kësaj videoje u tha se “viktimat e para të këtij mashtrimi ishin 100 mijë qytetarë që braktisën vendin”. Më pas u rikujtuan deklaratat e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç, i cili kishte thënë se “Nënat e Gjakovës janë egërsira”. Po ashtu, u shfaqen video të protestuesve që dolën në mbrojtje të Ligjit për Trepçën dhe kundër demarkacionit. Po ashtu, fol për mos krijimin e ushtrisë, dështimi në UNESCO, si dhe afera “pronto”, e shumë të tjera.

Partia e Ramush Haradinajt është e bindur se koha për ta ndalur këtë kolaps dhe për ta ndërruar këtë logjikë qeverisëse është sot – sepse nesër bëhet vonë.

Më pas, kreu i AAK-së paraqiti platformën qeverisëse të AAK-së, për të cilën tha se është alternativa e vetme e duhur për të kthyer shpresën e qytetarëve të Kosovës.

 

15608436_1638075349541168_1592604849_o

15628631_1638075312874505_217186516_o

Të ngjashme