AAK mohon koalicionin me Vetëvendosjen në Kaçanik

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 11:21 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Kaçanik ka reaguar lidhur me plasimin e lajmin për përkrahjen e ofruar nga kjo parti në drejtim të kandidatit të Vetëvendosjes, në Kaçanik.

Ky është reagimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njofton qytetarët e komunës së Kaçanikut dhe opinionin e gjerë se lajmet e dhëna sotë në medie të ndryshme, rreth koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë janë të pavërteta dhe të plasuara me qëllim për të shkaktuar huti tek antarësia jonë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka asnjë marrëveshje për të përkrahur kandidatin e VV-së në garën për balotazh në këtë komunë.

Për çdo marrëveshje aventuale qytetarët e Kaçanikut do të njoftohen me kohë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme