AAK: Rasti Haradinaj dhe treni, pjesë e të njëjtit skenar

Prishtinë | 14 Jan 2017 | 23:01 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thotë se ngjarja me trenin është provokim i radhës dhe përpjekje për destabilizim të situatës në Kosovë!

“Provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, janë rezultat i politikës nënshtruese të Qeverisë së Kosovës dhe qasjes së gabuar në bisedimet me Beogradin”, thuhet në një komunikatë shtypi të AAK-së.

Sipas AAK-së, reagimi i Qeverisë për këtë ngjarje ka qenë tepër i vonuar.

“Dy sulme të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, brenda një kohe të shkurtër, fletarresti ndaj Haradinajt dhe “show me Trenin”, janë pjesë e të njejtit skenar që për qëllim ka destabilizimin e Kosovës dhe cënimin e lirisë së saj”.

Aleanca thekson se kjo fushatë incidentesh e provokimesh të hapura të Serbisë ndaj Kosovës, duhet të marrë fund menjëherë dhe hapi i parë i Qeverisë së Kosovës, duhet të jetë ndalja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë dhe krijimi i strategjisë së përballjes me sulmet, tashmë të hapura të Serbisë kundër Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme