Abdullahu: Pse nuk i dëgjuam ndërkombëtarët?

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 17:52 | Nga

Zëdhënësi i Qeverisë në dorëheqje Faton Abdullahu menjëherë pas rrëzimit të pushtetit, thotë se shumica e deputetëve vendosen kundër asaj që kanë rekomanduar ndërkombëtarët.
Ky veprim për ta refuzuar involvimin e ndërkombëtareve sipas Abdullahut u bë në stilin “boll ma e dimë ne çka është më e mirë për Kosovën”.

Lexo postimin e tij të plotë:

Pse nuk i dëgjuam ndërkombëtarët ?

Shumica e kuvendarëve të Kosovës vendosi ndryshe nga ajo që kanë rekomanduar drejtpërsëdrejti miqtë tanë ndërkombëtar, sidomos SHBA-t dhe Gjermania. Pse ? A ishte ky vetëdijesim shtetndërtues i kuvendarëve tanë për ta refuzuar involvimin e ndërkombëtareve në stilin “boll ma e dimë ne çka është më e mirë për Kosovën”. A ishte kjo pjekuri politike dhe insitucionale për të vendosur tashmë vet pa ndihmën dhe sugjerimin e tyre ? Apo ishte diçka krejt tjetër. Kur qytetarët ta kuptojnë këtë realitet si duhet, do të vendosin më kollaj se kujt dhe pse duhet t’i jepet vota në zgjedhjet e reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme