Abdullahu: Shkuarja në zgjedhje ndërpret rrugëtimin e liberalizimit

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 14:46 | Nga

Këshilltari politik i kryeministrit Isa Mustafa , Faton Abdullahu, konsideron se shkuarja e vendit në zgjedhje të reja e ndërpret rrugëtimin e liberalizimit të vizave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës tash dy vjet, me punën e saj gjithnjë e më shumë qytetarëve të Kosovës i siguron “viza” për një jetë më të mirë.

“Të gjithë parametrat ekonomik dhe jo vetëm, tregojnë se është kështu. Përkundër zellit djallëzor të disave që sidomos me demarkacionin, ta eklipsojnë këtë të arritur, kjo është e pamohueshme”, ka thënë ai.

“Shkuarja në zgjedhje të reja është ndërprerje e këtij rrugëtimi. Insistimi për zgjedhje të reja është papërgjegjësi e nxitur nga çfarëdo tjetër, por jo nga qëllimi i ngritjes se cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Abdullahu.

“Për më shumë kthimi në pikën zero mbi demarkacionin është zero kontribut për qytetarët e Kosovës. Asnjë problem i mbetur nuk është i patejkalueshëm. Por që kjo të ndodhë duhet ta kuptojmë që Kosova nuk po ngec, por kanë ngecur keq disa njerëz që pushtetin personal e kanë qëllim të vetëm në politikë”, ka nënvizuar Abdullahu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme