Abrashi e e Vllahiu arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 19:27 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë përmbyllur marëveshjen për bashkëqeverisje më Komunën e Prishtinës, pas zgjedhjeve të 19 nëntorit.

Sipas një komunikate shtypi marrëveshja është “e bazuar në përputhjen programore, orientimet politike të dy partive të qendrës së djathtë dhe në vizionin për qeverisjen e mirë në komunë”.

“LDK dhe AAK kanë harmonizuar programin qeverisës për qytetin e Prishtinës dhe po dëshmojnë përkushtimin për zbatimin e projekteve në të mirë të qytetarit të komunës”.

“Bashkëqeverisja me qytetarin është thelbi i marrëveshjes dhe LDK e AAK përkushtohen që vizionin për integrimin dhe zhvillimin e qytetit ta bëjnë me transparencë, me qeverisje të mirë dhe llogaridhënëse”, theksohet në komunikatën dërguar medieve nga LDK.

“Pajtimi për bashkëqeverisje me qytetarin përmes marrëveshjes është edhe vullnet i përbashkët i anëtarëve dhe strukturave të të dyja palëve, për të avancuar proceset në qytet dhe për të vendosur forcimin e ligjit dhe zhvillimin”.

Të ngjashme