Abrashi: E kemi pritur bllokun PDK-AAK-Nisma

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 02:06 | Nga

Pas krijimit të koalicionit PDK-AAK-NISMA ka ardhur reagimi i parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ministri në largim, Arban Abrashi, ka thënë se një koalicion të tillë e kanë pritur.

“Është diçka që realisht e kemi pritur, është përfolur në media dhe e kemi ditur që ka një plan B, por pavarësisht kësaj presim të dalim fitues”, ka thënë Abrashi.

Ai e ka lidhur formimin e këtij koalicioni si plan prej mocionit të mosbesimit që rrëzoi qeverinë Mustafa.

“Ka qenë lidhje kundër LDK-së që nga mocioni, po shihen votat tash”, ka përfunduar Abrashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme