Abrashi i “hakmerret” Shpendit, nuk shkon në debat

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 16:09 | Nga

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi i “hakmerret”, Shpend Ahmetit, duke mos u ballafaquar në debatin e paralajmëruar sonte në emisionin “Interaktiv” në  KTV, transmeton Kosova Post.

Kjo duket të jetë një kthim i një me një “injorancës”, që ditë më parë Arban Abrashit i kishte bërë Shpend Ahmeti, duke mos marrë pjesë në debatin e ftuar në emisionin “Rubikon” në KTV.

I pyetur se kush do të jetë më i fortë sonte në debatin në “Interaktiv, kandidati i LDK-së për Prishtinën Arban Abrashi nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar, madje as pjesëmarrjen e as mos pjesëmarrjen në debat, por në vend të tij është përgjigjur anëtari i LDK-së, Bardhyl Meta, i cili ka thënë për Kosovapost se Abrashi ka qenë në të gjitha debatet, dhe ai më i forti ka qenë në ”Rubikon”, duke e konfirmuar kështu se Abrashi nuk do të marrë pjesë sonte në debat me kundër kandidatin e tij Shpend Ahmeti në emision ”Interaktiv” në KTV.

Se Abrashi nuk do të  shkoj në debat me Shpendin sonte e konfirmon edhe më fuqishëm  Meta, i cili tha se Arban Abrashi do të jetë sonte në debat në emisionin “Click” në RTV 21.

“Debati më i fortë është në Rubikon. Nuk ka president, kryeministër, kryetar partie i cili nuk ka qenë në “Rubikon”. Pra në formatin e dakorduar në kohën e fushatës zyrtare prej të hënës deri të premten, Arban Abrashi iu ka përmbajtur agjendës së debateve, ka qenë në Klan Kosova, ka qenë të martën në Kohavision te Adriatik Kelmendi në emisionin”Rubikon”, tek formati më serioz. Abrashi e ka pritur me padurim debatin të mërkurën në RTK, sonte është në “Click”, kurse nesër është në debat në emisionin ”Jeta në Kosovë”, është shprehur Meta, duke e konfirmuar kështu mos pjesëmarrjen e Arban Abrashit në debatin televiziv përballë kundër kandidatit të tij nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Metaj ka thënë se jo që nuk shkon, por Abrashi ka qenë në Rubikon, ku Shpendi nuk ka marrë pjesë, emision i formatit më serioz televiziv që funksionon tash e 17 vite e të cilin nuk e kanë injoruar as edhe presidentët, e kryetarët e partive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme