Abrashi: Me Hotin do ta bëjmë buxhetin 3 miliardë

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 20:32 | Nga

Avdullah Hoti, kandidatura e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër,   Avdullah Hoti, ka marrë mbështetjen edhe nga kolegu i tij, Arban Abrashi.

Abrashi në Facebook ka shkruar për punën e Hotit gjatë udhëheqjes së Ministrisë së Financave. Sipas tij, Hoti i gjeti “rrëmujë” financat, e sot janë rikthyer si besim e shpresë, për të vendosur vendin në binarë të sigurt.

Sipas Abrashit, me Hotin kryeministër buxheti i Kosovës do të shkojë në 3 miliardë.

Postimi i plotë:

Buxheti 3 miliardë, shumë shpejt!

Miku im Avdullah Hoti, Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës.

Financat të cilat i gjeti “rrëmujë”, sot u rikthyen si besim e shpresë, për të vendosur vendin në një binarë të sigurtë.

Vazhdojmë tek buxheti 3 miliardë, shumë shpejt! Urime!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme