Abrashi në Koliq zotohet për dyfishimin e subvencioneve në bujqësi

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 16:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi, mbajti të hënën një tubim me banorët e fshatit Koliq ku shpalosi programin e tij për këtë fshat dhe tha se do të investojë në infrastrukturë për ta kthyer Gollakun në Zonë Turistike, ndërsa për sektorin e bujqësisë do të dyfishojë subvencionet.

“Do ta bëjmë infrastrukturën më të mirë për Gollakun dhe Koliqin ku si fazë se parë do të jetë zgjerimi i rrugës në katër korsi – Bunari i Hajratit- Grashticë, do të bëhet edhe shtrirja e ujësjellësit ku do të hapen puse nëpër fshatra ku ka nevojë, që të ketë ujë të pijshëm mjaftueshëm”, tha Abrashi.

Abrashi shtoi se do t’i dyfishojë subvencionet për bujqit. “Do t’i dyfishojmë subvencionet në bujqësi sepse edhe vet jeni dëshmitarë që subvencionet nuk u ndanë nga komuna në katër vitet e shkuara. Përveç kësaj do ta bëjmë edhe trajnimin e fermerëve që të shohim se cilat kultura bujqësore janë më të leverdishme për këtë zonë”, tha kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

“Transporti publik dhe privat do të rregullohet me linja të rregullta ku për pensionistët dhe personat me nevoja të veçanta do të jetë falas”, tha Abrashi.

Ai shtoi se kuadrot e Prishtinës do të kenë qasje ekskluzive për punë pasi që jemi dëshmitarë se u punësuan militantë nga komuna të tjera, ndërsa kuadrot e Prishtinë u injoruan.

Të ngjashme