Abrashi premton uljen e tatimit në pronë dhe metro

Prishtinë | 24 Sht 2017 | 22:01 | Nga

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka takuar të dielën banorë të “Kodrës së Trimave”, e kanë mirëpritur të dielën projektin e kpër zhvillimin e kryeqytetit.

“Prioriteti ynë në katër vitet e ardhshme do të jetë ndërtimi i parqeve të reja, më shumë terrene sportive, krijimi i një plani hapësinor dhe ulje të tatimit në pronë”, ka thënë Abrashi gjatë një takimi me banorët e “Kodrës së Trimave”.

Ai ka shtuar se do t’ia kthejë vëmendjen e pushtetit lokal “Kodrës së Trimave”, e cila i ka munguar në katër vitet e kaluara.

Abrashi ka folur për projektin e tij për kryeqytetin ku parashihet të ndërtohen parkingjet nëntokësore dhe ato do të realizohen në disa lokacione në qytet, në konsultim të ngushtë me qytetarët e atyre lagjeve.

Kandidati i LDK-së për Prishtinë ka prezantuar planin e tij për ta bërë kryeqytetin me metro. “Gjatë mandatit katërvjeçar do të përgatitet projekti i detajuar dhe modalitetet e realizimit të metros së kryeqytetit, duke konsideruar format e partneritetit publik-privat”, ka thënë ai.

Projekti i Abrashit parasheh transportin urban hibrid (autobusët dhe taksitë, subvencionimi i veturave hibride) – duke përdorur modelet më bashkëkohore, do të mbështetet transporti urban hibrid, duke iu mundësuar taksive që përdorin këtë formë një subvencionim nga komuna dhe duke futur në përdorim autobusë të tillë.

Qendra Multimodale “Autobus – tren – tramvaj” në zonën ekonomike në dalje të Prishtinës për Fushë Kosovës, si pikë kyçe e transportit të njerëzve dhe mallrave në të gjithë Kosovën. Kjo do të realizohet përmes formave të partneritetit publik-privat.

Abrashi ka vizituar disa vendbanime në “Kodrën e Trimave”, ku ka mësuar nga banorët për nevojat e tyre. Abrashi u ka thënë banorëve se vizioni i tij për Prishtinën është ndërtuar në bazë të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme