Abrashi: Sot vendoset si do të duket Prishtina për katër vjet

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 13:23 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, me rastin e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që të dalin sa më masivisht në zgjedhje dhe të vendosin se si do të menaxhohet Prishtina në katër vitet e ardhshëm.

Abrashi tha se votimi nuk ka të bëj vetëm me preferencën për një kandidat, mirëpo sot vendoset si do të duket kryeqyteti në katër vitet e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

“Votimi i sotëm nuk ka të bëjë vetëm me preferencën për një kandidat, cilido qoftë ai, votimi ka të bëjë me pjesëmarrje në qeverisje. Votuesi vendos se si do të duket qyteti i tij në katër vitet e ardhshme, pamja e qytetit, menaxhimi i qytetit”, tha Abrashi, në një prononcim për mediet.

“Prandaj i ftoj të gjithë që ende nuk kanë votuar të dalin dhe të votojnë sot sa më masovisht”.

“Unë sapo votova në raundin e dytë dhe i ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, ka thënë Abrashi.

Kundërkandidat i Abrashit në raundin e dytë të zgjedhjeve është Shpend Ahmeti  i Vetëvendosjes.

Të ngjashme