Adresim i Kryeparlamentarit Veseli për ditën e pavarësisë (Video)

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 14:22 | Nga

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet një adresimi të veçantë për qytetarët e Kosovës.

“Ne jemi gjenerata më fatlume që patëm nderin të jemi pjesë e rrëfimit madhështor për ndërtimin e shtetit tonë të pavarur e sovran. Së bashku, në pak vjet kemi arritur shumë. Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë, atdheu ynë është më i konsoliduar, më i fuqishëm dhe më i sigurt në rrugëtimin euro-atlantik. Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë, të gjithë jetojmë më mirë, prindërit tanë jetojnë më mirë, fëmijët tanë janë të lumtur”, thuhet në adresimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ditën e pavarësisë.

Por, ai ka shtuar se të gjithë janë të vetëdijshëm për sfidat që vendi ka përpara, ndërsa është shprehur se duhet bërë kthesa e madhe e transformimit ekonomik të Kosovës.

“Ky është misioni ynë i përbashkët në dekadën e dytë të pavarësisë”, ka thënë ai.

Veseli ka siguruar se Shteti i Kosovës do të ruhet dhe do të fuqizohet, për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës, të cilët, ka thënë ai, do ta trashëgojnë këtë tokë të bekuar, të lirë e sovrane.

Adresim për 10 vjetorin e pavarësisë

Ne jemi gjenerata më fatlume që patëm nderin të jemi pjesë e rrëfimit madhështor për ndërtimin e shtetit tonë të pavarur e sovran. Shikojeni dhe shpërndajeni. #Kosova10

Posted by Kadri Veseli on Friday, February 16, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme