Afat deri në vjeshtë

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 09:17 | Nga

Ndihmësekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ua ka rikujtuar liderëve shtetërorë luftën kundër krimit e korrupsionit, si dhe përfundimin e demarkacionit me Malin e Zi para pushimeve të verës, në mënyrë që të ecet përpara drejt integrimit evropian më së largu deri në vjeshtë.

Nuland gjatë vizitës në Kosovë injoroi opozitën duke mos i takuar fare, derisa u takua me shoqërinë civile

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, u ka kërkuar liderëve institucionalë në Kosovë që para pushimeve të verës ta ratifikojnë Marrëveshjen me Malin e Zi. Ajo ka thënë se vjeshta është afati i fundit kur Kosova duhet ta zërë momentin për integrim evropian.

“Zëri” merr vesh nga burimet e saj brenda takimit se Nuland ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, si dy liderët e partive në koalicionin qeverisës, që para pushimeve ta ratifikojnë Marrëveshjen për Demarkacion, ndërsa ka qenë e pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos në nivel të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme