Agim Bahtiri paralajmëron koalicion me Vetëvendosjen

Mitrovicë | 07 Nën 2017 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Vetëvendosje janë afër arritjes së një marrëveshjeje koalicioni në Mitrovicë, me të cilën do t’i jepet mbështetje Agim Bahtirit për kryetar komune në zgjedhjet e raundit të dytë që mbahen më 19 nëntor.

Kryetarët e degëve, Agimi Bahtiri dhe Faruk Mujka, dhe zyrtarë të tjerë të dy partive kanë marrë pjesë sot në një tubim në Mitrovicë.

“Falënderoj kryetarin e VV-së në Mitrovicë, z.Faruk Mujka, për mbështetjen morale që na e dha sot për balotazhin i cili do të mbahet më 19 nëntor. Po punojmë që së shpejti ta zyrtarizojmë edhe koalicionin”,  ka shkruar Agim Bahtiri në Facebook.

“Së bashku do ta vulosim fitoren tonë, me të cilën Mitrovica do të qeveriset nga mitrovicasit dhe me duar të pastra +4”, ka theksuar kryetari aktual i Mitrovicës.

Të ngjashme