Agjenda e Haradinajt në Bruksel

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 13:34 | Nga

Kryeministri, Ramush Haradinaj, merr pjesë sonte në takimin joformal të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor të ftuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë/Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Kryeministri Haradinaj do të ketë takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ndërkohë që me homologë nga rajoni do t’i diskutojë në mënyrë të hapur të gjitha temat që kanë të bëjnë me perspektiven europiane të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj e vlerëson të pakthyeshëm procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Në takimin e tretë të këtij niveli, Përfaqësuesja e Lartë dhe Kryeministrat do të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiven për vitin 2018, një vit që do t’u ofrojë partnerëve në rajon një mundësi unike për të përparuar në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme