Ahmeti e lëshon mbledhjen e VV-së, Kurti i vetmi kandidat

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 18:02 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shpend Ahmeti e ka lëshuar para kohe mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po diskuton rreth “valës” së dorëheqjeve të figurave kryesore të kësaj partie.

Në një prononcim për gazetarët, Ahmeti tha shkurt se mbledhja, e cila ka nisur në orën 15, ende është duke vazhduar.

“Unë dola se kam takime të tjera” u shpreh ai.

Ahmeti tha se deri më tani nuk ka ndonjë kandidat tjetër për ta drejtuar Vetëvendosjen përveç Albin Kurtit, raporton Ekonomia Online.

Sot përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të këtij subjekti politik.

Ahmeti tha se po presin që ditëve në vazhdim të mbahet një takim i kryesisë së partisë së bashku me grupin parlamentar.

Nga takimi është larguar edhe anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai nuk ka dashur të flasë asnjë fjalë për mediet që po presin jashtë selisë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës konsiderohet si i afërt me grupin e ish-kryetarit Visar Ymeri, me të cilin ka dhe lidhje familjare (djalë të tezës).

Vetëvendosje iu ka dërguar ftesa edhe atyre që janë dorëhequr, por asnjë nga ta sot nuk u dukën te selia. Deri më tani nga VV kanë dhënë dorëheqje kryetari Visar Ymeri; sekretari i Përgjithshëm, Dardan Molliqaj; deputetët Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Donika Kadaj-Bujupi, Driton Çaushi; kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati; Zgjim Hyseni etj.

Sipas burimeve, mbledhja është thirrur për t’iu kërkuar të dorëhequrve që të anulojnë ato dhe të kthehen në pozitat që kanë pasur.

DREJTPËRDREJT – Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e Kryesisë

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, January 10, 2018

Të ngjashme