Ahmeti i përgjigjet Hotit: Nafakali kam qëllu!

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 13:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është kundërpërgjigjur ish-nënkryetarit të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha sot se Ahmeti po krenohet me projektet e LDK-së.

Ahmeti duke përmendur gjithë projektet e realizuara gjatë mandatit, tha se nuk merret me deklaratat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raporton Ekonomia Online.

“Shumë nafakali kam qëllu që krejt projektet, si ujin 24 orë , transportin publik, dyfishimin e numrit të çerdheve, ngrohja e qytetit krejt përfunduan në mandatin tonë të parë. Prandaj unë nuk merrem sot me Lidhjen Demokratike. Po shpjegoj planet tona për 4-vjeçarin e ardhshëm për një transport publik shumë më të mirë”, tha Ahmeti.

Avdullah Hoti tha sot në një konferencë për gazetarë se kandidati i Vetëvendosjes po krenohet me projekte të  LDK-së, duke përmendur projektin e autobusëve, kampusin e universitetit, e planifikimin e buxhetit.

Ahmeti: Prishtina ka nevojë për 160-200 autobusë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti prezantoi sot reformën në transportin publik, që përveç tjerash përfshinë shtimin e linjave të autobusëve nëpër lagje dhe fshatra.

Do të bëhet integrimi i operatorëve privat me kontrata 5-vjeçare dhe 10-vjeçare, që do të kenë autobusë të standardeve më të larta, ashtu që të ndikojmë në uljen e ndotjes në Prishtinë. Intervenimet infrastrukturore që do të bëhen gjatë mandatit të ardhshëm dhe caktimi i rrugëve njëkahëshe, do të mundësojë që shumë më shpejtë të arrihet nga një pikë në pikën tjetër brenda qytetit.

Ai premtoi zgjerimin e trafikut urban nga 160 në 200 autobusë lokalë, pasi sipas tij nevojat e qytetarëve janë më të mëdha kur dihet numri  prej 200 mijë i banorëve të kryeqytetit.

“Do të zgjerojmë pjesën e transportit publik. Prishtina ka 197 mijë deri në 210 mijë banorë dhe Prishtina ka nevojë për 160-200 autobusë. Ne i kemi blerë 51 autobusë, por gjatë mandatit tonë fillimisht do t’i vëmë në funksion edhe 30 të tillë”, tha Ahmeti.

Do të jenë gjithsej 20 linja, 7 nga të cilat qendrore dhe 13 periferike. Me këtë model, jemi siguruar që transporti publik t’iu shërbejë qytetarëve të secilës lagje dhe të secilit fshat. Bileta do të jetë e integruara, ashtu që me një pagesë të mund të ndërrohen disa autobusë brenda dy ore, derisa qytetari të arrijë në vendin e duhur.

Do të shtohen pritoret e autobusëve nëpër qytet, dhe brenda secilës do të jetë informatori dixhital. Përmes aplikacioneve që tashmë i kemi të gatshme, qytetarët do ta dinë sakt se sa larg është autobusi dhe për sa minuta do të arrijë në vendin e duhur.

Stacioni Qendror është një nga investimet e mëdha kapitale të mandatit të ardhshëm, dhe do të shndërrohet në qendër të lidhjes së transportit urban me atë ndër-urban.

Në 5 hyrjet kryesore të Prishtinës, do të ndërtohen hapësirat për konceptin “Park & Ride”. Aty do të ketë hapësirë të mjaftueshme për parkim, dhe do të caktohen vendet nga ku nisen autobusët. Kjo ndikon në efikasitetin e lëvizjes brenda Prishtinës, me ç’rast qytetarët do t’i parkojnë veturat e tyre, dhe do të shfrytëzojnë autobusët me të njëjtën pagesë për dy orët e ardhshme.

Të ngjashme