Ahmeti merr mbështetje nga ambasadori i ri i Norvegjisë

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 16:21 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, Per Strand Sjaastad.

Kryetari Ahmeti i uroi mirëseardhje Ambasadorit dhe e njoftoi atë me qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe të arriturat, si dhe projektet për të ardhmen.

Ambasadori Sjaastad nga ana e tij shprehi kënaqësinë që do të jetë në shërbim në Kosovë dhe uroi për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e qeverisjes lokale, për projekte me interes të përbashkët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme