Ahmeti për kodin telefonik, tmerr çfarë përfaqësimi

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 22:49 | Nga

Arritja e Marrëveshjes për kodin telefonik mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, ka ardhur nga përfaqësimi i tmerrshëm i palës kosovare.

Kosova tashmë do ta ketë kodin telefonik shtetëror të saj që është 383 i cili do të alokohet nga ITU. Ministrja për Dialog Edita Tahir e ka quajtur “një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”.

Por, Ahmeti mendon krejt të kundërtën dhe këtë e ka shprehur edhe me një shkrim të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook.

“Thirrjet telefonike në mes të qyteteve në Serbi dhe qyteteve në Kosovë do te trajtohen si lokale. Serbia do t’i ruajë asetet e veta në Kosovë e po ashtu do të ketë licence për operatorë serb brenda Kosovës. E për këto favore Serbia do t’i lejojë Kosovës ta ketë kodin telefonik. Pra ata e lejojnë. Tmerr çfarë përfaqësimi”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme