Ahmeti: Për pesë minuta vendosni për katër vitet e ardhshme

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 10:14 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i deritanishëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po kërkon dhe një mandat, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale, në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

Pasi ka votuar, së bashku me bashkëshorten Ardiana, Ahmeti iu bëri thirrje që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, raporton Ekonomia Online.

“Sot është një ditë e mirë… Për pesë minuta punë vendoset për katër vitet e ardhshme”, u shpreh ai.

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 1 person, standing

Image may contain: 3 people

Të ngjashme