Ahmeti takon mësimdhënësit e Prishtinës

Prishtinë | 11 Nën 2017 | 15:11 | Nga

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti u takua me mësimdhënëset dhe mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, të cilët janë më meritorët për ngritjen graduale të cilësisë së arsimimit në Komunën tonë. Nga viti në vit, nxënësit tanë po dalin më të suksesshëm, dhe si rrjedhojë triumfues nëpër gara të ndryshme në Kosovë dhe jo vetëm.

Me numrin më të madh të asambleistëve që e kemi në mandatin e radhës, qysh në seancën e parë do ta kalojmë projektin tonë për banesa me kosto të përballueshme, projekt ky nga i cili do të përfitojnë punëtorët e arsimit, punëtorët e shëndetësisë, dhe shërbyesit civilë që kanë kontribuuar ndër vite për Komunën tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme