AKR largohet nga koalicioni LAA, Pacolli paralajmëron takim me Haradinajn

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 13:46 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se partia që ai drejton do të funksionojë në Kuvend si e pavarur.

Pacolli ka konfirmuar se më nuk janë pjesë e koalicionit LAA, raporton Ekonomia Online.

Ai i bëri komentet pas një takimi që zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

“Ne i kemi kryer të gjitha obligimet kontraktuale deri më tash. Tani rrugët tona ndahen. Ne kemi pak deputetë, tentojmë të krijojmë një grup parlamentar dhe të funksionojmë në Parlament si të pavarur”.

“Ne jemi parti liberale dhe asgjë nuk kemi pasur tjetër në kontratë. Dhe të gjitha pikat kanë përfunduar si duhet, tani ne do të funksionojmë si të pavarur”, ka thënë Pacolli.

Ndonëse ende nuk i është bashkuar koalicionit PAN, pritet që kjo të ndodhë deri të enjten, kur është paralajmëruar vazhdimi i seancës konstituive.

AKR ka 4 deputetë dhe votat e tyre do t’i ndihmonin koalicionit të përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ta sigurojë shumicën e nevojshme.

Pacolli nuk pohoi se do t’i bashkohet koalicionit PAN, por deklaroi se sot do të takohet me Ramush Haradinajn, kandidatin e PAN-it për kryeministër, raporton EO.

Kjo javë është paralajmëruar sërish se do të jetë vendimtare për të mbyllë seancën konstituive, e cila ka nisur më 3 gusht, por edhe pas gjashtë vazhdimeve nuk u përmbyll me zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni për shkak të mungesës së votave nga koalicioni PAN.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ky koalicion e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendi.

Të ngjashme