AKR me të drejtë vote në Kongresin e Liberal-Demokratëve Evropianë  

Prishtinë | 10 Dhj 2016 | 12:52 | Nga

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka marrë pjesë në Kongresin i 37-të të Rrjetit të Partive Liberal-Demokrate të Evropës (ALDE) që është mbajtur në Varshavë të Polonisë.

Në këtë Kongres AKR-ja si anëtare e Aleancës së Liberal Demokratëve Evropian është përfaqësuar nga Sekretarja Organizative e partisë, Rejhan Vuniqi, ish-kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj si dhe bashkëpunëtorët tjerë nga strukturat e AKR-së, të cilët morën pjesë në këtë Kongres që u përfaqësua nga 17 shtete anëtare të Evropës.

Gjatë tri ditëve sa zgjatën punimet e këtij Kongresi, delegacioni i AKR-së pati shumë takime me zyrtarë të lartë të ALDE-s dhe përfaqësues të partive evropiane në këtë Aleancë si Margareth Vestager (Komisionerja Evropiane për Konkurrencë), Guy Verhofstadt (Lider i ALDE-s  dhe deputet në Parlamentin Evropian si dhe Henrik Bach Mortensen (Zëvendës president i  ALDE-s).

Nga takimet e realizuara delegacioni i AKR-së diskutoi për situatën e përgjithshme në Kosovë, pozitën e Liberalëve ne rajon si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme