Al-Isa: E turpshme që disa shtete islame nuk e kanë njohur Kosovën

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 10:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi priti në takim sekretarin e Ligës së Botës Islame, Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, i cili po qëndron në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, u bisedua për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës dhe nevojën e njohjes nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe ato me shumicë myslimane.

Kreu i shtetit e falënderoi sekretarin Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa për vizitën dhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës.

 “Duke marrë parasysh ndikimin e veçantë që shteti saudit ka tek shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), organizatë kjo që ka në radhët e saj 57 shtete anëtare, Republika e Kosovës ju është shumë mirënjohëse për përpjekjet e vazhdueshme të lobimit tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet anëtare të OBI-it, që ende nuk e kanë bërë këtë”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për zotimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane për angazhime të intensifikuara në përkrahje të konsolidimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

 Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa, u shpreh se kauza e Kosovës për pavarësi ka qenë e drejtë dhe se është turpëruese që disa shtete islamike nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që, sipas tij, ndikon edhe tek shtete të tjera në gjithë botën.

 “Kosova është model për tolerancën, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin në mbarë botën, vlera këto të kultivuara nga OBI dhe të cilat gjithsesi do të ndikojnë në njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të mbetura të kësaj organizate”, ka thënë Karim Al-Issa.

Sekretari Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa, tha se do të angazhohen që të sjellin investitorë në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e turizmit, pasi që ai tha se gjatë vizitës në Kosovë ka parë potencial të madh për këtë sferë.

 

Të ngjashme