Albin Kurti shkon në Francë

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 13:04 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, po marrin pjesë si të ftuar, bashkë me shumë delegacione të tjera ndërkombëtare të partive socialdemokrate, në punimet e Kongresit të 78-të Partisë Socialiste të Francës që po mbahet këtë fundjavë në Aubervilliers, Paris.

Kongresi do të shpalosë raportet e aktiviteteve, të vendosë për linjat e reja të orientimit politik të partisë, të diskutojë mbi rilindjen e së majtës evropiane si dhe do të prezantojë rezultatet e zgjedhjeve të brendshme për Sekretar të Parë, që kanë nxjerr fitues Olivier Faure.

“Me përfundimin e punimeve të Kongresit, ditën e hënë, në ora 10:00, Kryetari Albin Kurti do të mbajë edhe një prezantim publik në Paris në Fondacionin “Jean Jaurès” mbi situatën politike dhe ekonomike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme