Albin Kurti s’ka çka thotë, flet shkurt para gazetarëve

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 22:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i i njohur për fjalimet e gjata dhe si njeri që nuk përton të flasë, ka thënë vetëm një fjali të shkurtër, pas mbledhjes së dy krahëve të përçarë të VV-së.

“Ishte mbledhje e gjatë, diskutimet vazhdojnë, e po ashtu edhe puna në Lëvizje”, tha Kurti, i cili nuk pranoi t’iu përgjigjej gazetarëve që po prisnin për gati gjashtë orë para selisë së Vetëvendosjes.

Para tij, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Lëvizjes Vetëvendosje, ka pasur mospajtime të theksuara. Ai e pranoi për gazetarët, pas rreth 5 orë e gjysmë bisedimesh në selinë e VV-së, se “dy grupet” nuk kanë arritur që të dakordohen për rrugën përpara, raporton Ekonomia Online.

“Por, u dakorduam të vazhdojmë diskutimet… Të ndarë jemi gjithë më të dobët”, deklaroi Ahmeti.

Edhe ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se nuk ka asnjë lëvizje nga qëndrimet tashmë të ditura në opinion. Ymeri ka thënë se secili duhet të heqë dorë nga interesat vetjake për të mirën e Lëvizjes.

“Edhe sonte që diskutuam, nuk pashë ndonjë lëvizje nga qëndrimet edhe nga përshtypjet që njerëzit i kanë për problemin. Mendoj se pa e pasur një dakordancë për atë se çka e ka nxitur, dhe si është shkaktu ky problem dhe pastaj se si duhet ecur përpara, atëherë nuk do të ketë marrëveshje”, ka thënë Ymeri.

Të ngjashme